Lidhje

Presidenti Bush përuroi stadiumin e ri të bejsbollit në Amerikë


Mes brohoritjeve të tifozëve presidenti Bush përuroi mbrëmë stadiumin e ri të bejsbollit në Amerikë. Siç është tradita presidenti hodhi topin e parë.

Presidenti përshëndeti të pranishmit, eci drejt vendit të caktuar dhe hodhi topin e parë, duke përuruar stadiumin e ri të ekipit Nationals të Uashingtonit.

Stadiumi ka kushtuar rreth 611 milionë dollarë. Presidenti i përshëndeti edhe një here tifozët duke dalë, mes duartrokitjeve, por edhe protestës të një pjese të tyre.

Kjo është hera e dytë që presidenti Bush çel një ndeshje të ekipit Nationals dhe e 6 në historinë e presidencës së tij. Në vitin 2005, i përshëndetur nga të pranishmit, Presidenti Bush përuroi rikthimin e ekipit Nationals në Uashington, pas më shumë se 3 dekadash që ata ishin larguar.

Tradita e hedhjes së topit të parë në një ndeshje bejsbolli nga presidenti ka filluar në vitin 1910 me presidentin e atëhershëm, William Taft. (ze)

XS
SM
MD
LG