Lidhje

Pajisje e re për trajtimin e kancerit në tru; Transplantimi i zemrës


Aparat i ri për trajtimin e kancerit në tru

Mjekët po përdorin një aparat të posaçëm për trajtimin e tumoreve. Aparati dërgon me precizion të lartë rezet në vendin e tumorit pa prekur qelizat e shëndetëshme. Qëndra mjekësore pranë universitetit amerikan Duke, është e para në botë që po përdor një mënyrë të tillë trajtimi të kancerit. Aparati është fjala e fundit e teknikës dhe ka ngjallur shpresa për shumë të sëmurë nga kanceri.

Megjithëse me dy tumore në tru, Patrik Gallaher thotë se e ndjen veten me fat tani që po trajtohet me këtë aparat të ri tepër të sofistikuar. Kjo është koha më e mirë për t’u prekur nga kanceri, thotë ai me shaka, duke patur parasysh trajtimin me këtë pajisje të re, fjala e fundit e shkencës dhe teknikës.

Xhon është një prej pacientëve të parë në qëndrën mjekësore të universitetit Duke që po trajtohet nëpërmjet aparatit të quajtur Noval TX. Kjo qëndër mjekësore është e para në botë që përdor teknologji të tillë për radiokirurgji për trajtimin e tumoreve dhe sëmundje të tjera nëpërmjet rrezeve.

Doktor Xhon Kirkpatrik thotë se aparati sikur bën mrekullira. Nëpërmjet tij, doza të larta rrezesh dërgohen drejt e në tumor, pa dëmtuar qelizat e shëndetëshme përrreth.

Në këtë rast kur dy tumorë ndodhen në tru, aparati godet me preçision qelizat kanceroze me një shmangje plus minus 1 milimetër. Gjatë kësaj procedure mjekët përdorin një aparat skanimi për vëzhgimin e vendit që trajtojnë. Pacientët zakonisht u nënshtrohen tre trajtimeve të tilla me reze. Trajtimi përfundon në më pak se një orë dhe pacienti nuk ndjen asgjë.

Kanceri në tru dhe telefonët celularë

Sipas gazetës britanike Independent, një studim i kryer nga një ekspert i njohur tregon se përdorimi për 10 vjet i telefonit cellular shton më shumë se 200 përqind rrezikun e prekjes nga kanceri në tru. Studimi u krye nga neurokirurgu i njohur Vini Khurana, i cili paralajmëron njerëzit të shmangin kur është e mundur përdorimin e celularit. Neokirurgu i njohur i bën thirrje industrisë së prodhimit të telefonëve që t’i bëjë këto pajisje më të mbrojtura. Sipas gazetës Independent, kancerit i duhet të paktën 10 vjet të zhvillohet dhe kjo duket se ka ndikuar studimet e mëparëshme që shpesh kanë vënë në dukje se përdorimi i telefonave celularë relativisht nuk paraqet ndonjë rrezik.

Pompa artificiale e gjakut shmang transplantimi i zemrës

Shumë pacientë që kanë nevojë për transplantim të zemrës shpesh presin për një kohë të gjatë. Në raste të tilla, mjekët u ofrojnë pacientëve pompa që ndihmojnë qarkullimin e gjakut, duke i dhënë rast zemrës së sëmurë që të shlodhet.

Salina Gonzales e di se çdo të thotë të presësh për një organ për transplantim. Ajo vuan nga zemra. Për t’a shpëtuar nga kjo agoni, mjekët i ofruan asaj një zgjidhje të përkohëshme, që në fakt do t’i shpëtonte jetën. Zgjidhja që i ofruan ishte një pompë e vogël elektrike që do ta ndihmonte për qarkullimin e gjakut në mbarë organizmin. Kjo pompë i krijoi mundësinë Salinas për të jetuar e për t’u kthyer në punë. Ajo është mësuese.

Por pas pak kohësh mjekja Roberta Bohgejve vuri re diça të rrallë. Zemra e Salinas ishte shëruar. Pompa i kishte dhënë mundësi zemrës së saj për t’u shlodhur dhe tani ajo ishte kthyer në formën e mëparëshme. Pra Salina nuk ka më nevojë për transplantim, dhe mjekët ia hoqën pompën nga trupi.

Kardeologu Bud Frejzer thotë se kjo teknologji që iu ofruar Salinas duhet të përdoret më shpesh tek të sëmurët e tjerë me zemër. Ai thotë se sfida tani është për të mësuar se si kjo teknologji të përdoret më mirë për të shmangur transplantimet e zemrës.

Rëndësia e zbulimit të shenjave të herëshme të autizmit

Lidhur me autizmin, skencëtarët thonë se një dallim i herëshëm i shenjave të kësaj sëmundjeje krijon mundësi për t’u ardhur sa më parë në ndihmë fëmijëve të prekur. Kjo është edhe arsyeja që një grup shoqëror që ndihmon fëmijët me autizëm ka krijuar një faqe elektronike në internet, www.autismspeaks.org, për të ndihmuar prindërit të dallojnë që herët shrregullimet tek fëmijët e tyre. Edhe rrethet mjekësore thonë se kjo është një ide e mirë.

Në të majtë të faqes elektronike, www.autismspeaks.org, tregohet një fëmijë që kryen veprime për një fëmijë norma, pa autizëm. Dhe fëmija në të djathtë të ekranit me shenjat që tregon, ka autizëm. Dallimi është i vogël dhe shumë mund të mos e vënë re, por këto janë shenja që ekspertët përpiqen të vënë re kur diagnostokojnë autizmin.

Ekzistojnë edhe shumë sjellje apo lëvizje të tjera që paralajmërojnë autizimin tek fëmijët e vegjël. Faqja eletronike www.autismspeaks.org përmban edhe një video-listë me shenjat e autizmit.

Doktor Mark Roitheir thotë se ky fjalor, siç e quan ai, me shenjat e sëmundjes është një qendër ku çdo prind mund të ndalet për të parë e kuptuar nëse fëmija e tij ka apo nuk ka autizëm dhe nëse atij i duhet të bisedojë me mjekun rreth kësaj çështjeje.

Aktualisht ekzistojnë edhe qindra libra që përshkruajnë në mënyrë të qartë simptomat e autizmit. Disa mendojnë se vendosja e pamjeve të tilla në një faqe interneti mund të jenë hutuese dhe mund të krijojnë panik të panevojshëm për prindërit e rinj.

Mjekja Patricia Granier thotë se ajo do të ndjehej e shqetësuar nëse prindi sheh këtë faqe eletronike dhe nxjerr përfundimin se fëmija e tij vuan nga autizmi.

Por një gjë për të cilën të gjithë janë dakord është sa më herët të dallohen shenjat e autizmit tek një fëmijë aq më shpejt mund të ndërmerren edhe hapat për t’a ndihmuar atë.

XS
SM
MD
LG