Lidhje

Takimi Bush-Putin "kornizë strategjike" për marrëdhëniet SHBA-Rusi


Moska shpreson që presidentët e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara të miratojnë një “kornizë strategjike” për marrëdhëniet mes tyre, tani që dy udhëheqësit përgatiten të largohen nga posti.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan George Bush do të takohen të dielën në vendpushimin Soçi të Detit të Zi, ku pritet që ata të nënshkruajnë dokumentin.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se dokumenti kornizë synon t’u lerë presidentëve pasardhës një plan për bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Dokumenti pritet të trajtojë edhe çështje për të cilat të dy vendet kanë patur mosmarrëveshje.

Presidenti Putin do të largohet nga posti më 7 maj dhe do të zëvendësohet nga pasardhësi i zgjedhur prej vetë atij, Dmitri Medvedev.

Presidenti Bush largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar. //bsa//

XS
SM
MD
LG