Lidhje

Delegacioni i Maqedonisë largohet para afatit nga takimi i NATO-s


Delegacioni i Maqedonisë njoftoi se do të largohet para afatit nga takimi i NATO-s në Bukuresht në shenjë proteste ndaj vendimit të aleancës për të mos i ofruar Maqedonisë anëtarësinë.

Ministri i jashtëm maqedon, Antonio Milososki u tha gazetarëve në Bukuresht se delegacioni i tij do të largohet menjëherë pas një takimi me presidentin George Bush.

Agjencia maqedonase e lajmeve bëri të ditur se presidenti Branko Cërvenkovski dhe kryeministri Nikolla Gruevski kanë anulluar të gjitha takimet e planifikuara për sonte dhe nesër.

Udhëheqësit e NATO-s thanë se Maqedonia përmbushi të gjitha kërkesat e anëtarësimit në aleancë, por vendosën ta shtyjnë ftesën e anëtarësisë pasi Greqia kërcënoi të përdorte veton. //iç//

XS
SM
MD
LG