Lidhje

Barak Obama grumbullon 40 milion dollarë vetëm gjatë marsit


Ndihmësit e kandidatit demokrat për president Barak Obama thanë sot se senatori nga Illinoi ka grumbulluar mbi 40 milionë dollarë gjatë muajit mars. Kjo pason shifrën tjetër rekord prej 55 milionë dollarësh që ai grumbulloi në muajin shkurt.

Rivalja e tij, senatorja dermokrate Hillari Klinton, ende nuk e ka bërë të ditur sa fonde ka grumbulluar gjatë muajit mars. Një zëdhënës i senatores Klinton tha se ekipi i saj e dinte që senatori Obama do të grumbullonte më shumë fonde se ajo, por ai shtoi se zonja Klinton do të ketë burimet e duhura për të konkuruar dhe dalë me sukses.

Kandidati republikan për president, Senatori Xhon Mekein, ishte sot në Florida, ndalesa e tij e fundit e një turneu një javor. Ai ka theksuar se nuk është mbështetës i një qeverie të madhe dhe bëri thirrje për një sistem taksash më të thjeshtë dhe më të drejtë. Po ashtu ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të pakësojnë vartësinë nga nafta e huaj. //rd//

XS
SM
MD
LG