Lidhje

Presidenti Bush do të mbajë fjalim në Zagreb


Presidenti Bush pritet të mbajë sot një fjalim në Zagreb të Kroacisë, para se të shkojë në Rusi për një raund tjetër bisedimesh me Presidentin Vladimir Putin.

Zoti Bush mori pjesë mbrëmë në një darkë të shtruar nga Presidenti kroat Stipe Mesic, ku morën pjesë edhe autoritetete të tjera të larta. Presidenti Bush e quajti Kroacinë një aleat të ngushtë dhe të besuar.

Presidenti Bush arriti dje në Kroaci pasi u largua nga Bukureshti ku u mbajt takimi i nivelit të lartë të NATO-s, gjatë të cilit Kroacia dhe Shqipëria morën ftesa për anëtarësim.

Në Rumani, Presidenti Bush u takua gjithashtu edhe me Presidentin rus Vladimir Putin. Zoti Putin tha më pas se ishte i kënaqur nga bisedimet. Ai tha se nuk mund të ketë kthim tek Lufta e Ftohtë dhe mirëpriti atë që ai e quajti vullnetin që Shtetet e Bashkuara kanë treguar së fundmi për t’u kushtuar rëndësi shqetësimeve të vendit të tij për planet amerikane për të dislokuar në sistem mbrojtjeje nga raketat në Evropën Qendrore. Por ai kritikoi përsëri zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s, veçanërisht shtrirjen drejt kufijve të Rusisë.//kk//

XS
SM
MD
LG