Lidhje

Lulëzimi i qershive në Uashington


Në Uashington DC, vazhdon festa kombëtare e lulëzimit të qershive.

Çdo vit, më shumë se 1 milion vetë nga e gjithë bota vijnë në kryeqytetin amerikan për të parë lulëzimin e pemëve të qershive të cilat janë me qindra dhe krijojnë një pamje madhështore kur fillojnë të çelin. Këto pemë janë një dhuratë miqësie e bërë nga Japonia në vitin 1912.

Sot, njerëzit - shpesh së bashku me familjet shëtisin nën këto pemë buzë një liqeni artificial dhe pranë disa prej monumenteve më të famshme të Uashingtonit.//rd//

XS
SM
MD
LG