Lidhje

Çifti Klinton, 109 milionë dollarë që nga viti 2000


Kandidatja demokrate për presidente, senatorja Hillari Klinton dhe bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Bill Klinton, kanë publikuar dokumentat e tyre të taksave që tregojnë se çifti që nga viti 2000 ka bërë 109 milion dollarë.

Të dhënat e taksave të bërë të njohura dje, tregojnë se gjatë kësaj periudhe, çifti Klinton pagoi 33 milion detyrime taksash dhe dha më shumë se 10 milionë dollarë për bamirësi.

Burimi më i madh i të ardhurave të tyre prej 51 milion dollarësh ishte nga fjalimet e dhëna nga ish-Presidenti Klinton dhe 30 milion të tjera ishin të ardhura nga libri i shkruar prej tij. Në një deklaratë në faqen e internetit të fushatës së zonjës Klinton thuhet se asnjë nga kundërshtarët e saj si kandidatë për presidentë nuk kanë bërë të ditur publikisht kaq shumë të dhëna personale sa ajo.

Kundërshtari demokrat i zonjës Klinton, senatori Barak Obama, i kishte bërë thirrje asaj të bënte publike dukomentet e taksave, duke e akuzuar atë se po tregohej shumë e rezervuar. Zoti Obama i bëri të njohura të dhënat e tij për taksat për periudhën 2000-2006 javën e kaluar. Por as ai, as kandidati republikan, senatori John McCain nuk kanë bërë publike dokumentet e taksave për vitin 2007. //kk//

XS
SM
MD
LG