Lidhje

Presidenti Bush arriti për një vizitë në Soçi të Rusisë


Presidenti Bush arriti për një vizitë në vendpushimin presidencial të Soçit në Rusi për bisedime me presidentin Vladimir Putin.

Bisedimet, të cilat filluan menjëherë pas arritjes, përqëndrohen te marëdhëniet ndërmjet dy vendeve në të ardhmen ndërkohë që dy presidentët janë para përfundimit të mandatit të tyre.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që shoqërojnë presidentin Bush thanë se nuk presin që bisedimet të sjellin ndonjë marrëveshje rreth planit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sistemit antiraketë në Evropën Qëndrore.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino tha se bisedimet rreth kësaj çëshjeje janë në rrugë të mirë por duhet punuar ende pas takimit në Soçi.

Rusia e kundërshton ashpër planin amerikan për vendosjen e sistemit antiraketë duke e quajtur atë kërcënim ndaj sigurisë së saj. Por Shtetet e Bashkuara thonë se plani synon mbrojtjen e Evropës nga sulme të mundshme nga Lindja e Mesme. Zoti Bush shkoi në Soçi pas një vizitë në Kroaci, ku u takua me udhëheqësit kroatë si dhe me ata të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG