Lidhje

Paris: Policia shuan pishtarin olimpik ndërkohë që ndizen protestat


Maratona e Pishtarit Olimpik në Paris u karakterizua nga skena kaosi duke bërë që zyrtarët e sigurisë të shuanin disa herë pishtarin si rezultat i protestave të shumta. Policia franceze, e detyruar nga situata e rëndë e transportoi pishtarin me autobus përgjatë lumit Sienë për ta larguar atë nga qindra protestues që mundoheshin të ndalin stafetën olimpike.

Drejtori i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Jacques Rogee i bëri sot thirrje Kinës, gjatë një takimi në Pekin, që të zgjidhë shpejt dhe paqësisht situatën në Tibet pas trubullirave të fundit dhe protestave ndaj maratonës së Pishtarit Olimpik në Evropë

Rreth 3 mijë forca policore të pajisura me mjete të motorizuara kishin krjijuar një kordon përgjatë kullës Eifel për të mbrojtur pishtarin nga demostruesit pro-Tibetit në kryeqytetin francez lidhur me mbajtjen e lojërave olimpike në Kinë.

Megjithë masat e marra për të mos lene perseritjen e protestave të një dite më parë në Londër, policia u përball me afro 500 protestues që kishin zene vend në sheshin Trocadero përkarshi kullës Eifel ku edhe do të fillonte maratona e Pishtarit Olimpik.

Të dielën, policia londineze u përlesh me aktivistët e zemëruar rreth situatë së të drejtave të njeriut në Kinë dhe mbajtjes së Lojërave Olipike atje nga 8 deri 24 gusht. Mbi 30 veta u arrestuan.

Ndërkohë, sot protestuesit në Paris mbanin parulla me thirrjet “Shpetoni Tibetin” dhe “Veproni shpejt, Tibeti po vdes”. Ndërsa ndertesa e qeverisë lokale ishte mbuluar nga një tjetër parullë që thoshte “Parisi mbron të drejtat e njeriut kudo në botë”.

Ndërkohë, policia franceze arrestoi një demostruese anti-kineze që përpiqej të çante një kordon sigurie në zonën përreth kullës Eifel, para fillimit të stafetës. Gruaja bënte thirrje për një Tibet të lirë, ndërkohë që policia e largoi atë nga hyrja e një qendre të akreditimit të shtypit tek kulla.

Ata gjithashtu përdoren një sistem survejimi kamerash për të vëzhguar situatën në kryeqytetin francez. Rreth 40-50 automjete policore ishin vendosur në atë zonë ndërkohë që policia u tha aktivistëve që të largonin flamurët tibetian.

Më herët, atleti francez, ish kampion i botës në 400 metërsh, Stephane Diagana, filloi maratonën e Pishtarit Olimpik në kyeqytetin francez ndërkohë që u bë skenë e protestave të fundit globale lidhur me mbajtjen e lojërave olimpike në Kinë. Ish kampioni i botës në vitin 1997 dhe tani president i ligës kombëtare franceze të atletëve, doli nga kulla Eifel dhe u shoqërua nga policë në patina. Maratona e Pishtarit Olimpik pritet të përballet me protesta në San Francisco, New Delhi si dhe 21 ndalesat e tjera në gjashtë kontinete para se të arrijë në Kinë me 4 maj. //kh//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG