Lidhje

Solana: BE të nënshkruajë MSA me Serbinë para zgjedhjeve


Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve anëtare të mbështesin masat e nevojshme për anëtarësimin eventual të Serbisë në këtë bllok. Shefi i politikës së jashtëme të BE-së, Havier Solana, thotë se marrëveshja para anëtarësimit duhet të nënshkruhet para zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, që mbahen muajin e ardhshëm.

Zoti Solana tha në Parlamentin Evropian të martën në Bruksel se Evropa duhet të dërgojë një sinjal të qartë se populli serb mirëpritet në Bashkim. Ai tha se Marrëveshja e Stabilizimi Asocimit që i paraprin anëtarësimit do të shtonte shanset për fitoren e kandidatëve pro perëndimorë në 11 maj.

Hollanda dhe Belgjika e kanë bllokuar paktin e para-anëtarësimit me Beogradin, duke kërkuar së pari arrestimin dhe transferimin e udhëheqësit të kohës së luftës të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe komandantit të tij ushtarak, Ratko Mlladiç. Të dy këta individë,që janë ende në arrati, janë akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Ballkan në vitet 90-të dhe mendohet se qëndrojnë të fshehur në rajon. //bsa//

XS
SM
MD
LG