Lidhje

Çmimet e naftës në nivel të ri rekord


Çmimet e naftës në bursën e Nju Jorkut shënuan një nivel të ri rekord sot, kur arritën në 112 dollarë për fuçi.

Nafta arriti në 112 dollarë e 16 centë, pas publikimit të një raporti qeveritar ku tregonte një rënie të papritur të rezervave të naftës në Shtetet e Bashkuara. Departamenti amerikan i Energjetikës thotë se rezervat e naftës ranë në masën 3 presje 2 milionë fuçi.

Javën e kaluar këto depozita arritën gjithësej në 316 milionë fuçi. Raporti qeveritar vë gjithashtu në dukje se rezervat e benzinës dhe të karburantit për ngrohjen e banesave shënuan rënie.

Ngritja e mëparshme rekord e çmimeve u shënua muajin e kaluar kur nafta shitej me 111 dollarë e 80 centë për fuçi. //rd//

XS
SM
MD
LG