Lidhje

Maqedoni: VMRO – DPMNE bie dakord për zgjedhje të parakohëshme


Partia konservatore në pushtet e Maqedonisë, VMRO – DPMNE, ka rënë dakord të mbështesë thirrjen për zgjedhje të parakohëshme parlamentare pasi vendi nuk arriti të marrë fesën për në NATO dhe të fillonte bisedimet për anëtarësimin.

Partia kryesore shqiptare e opozitës, Bashkimi Demokratik për Integrim, bëri thirrje në fillim të javës për zgjedhje të reja duke i vënë theksin mungesës së efiçiencës dhe ngecjes së vazhdueshme në parlament. Votimi për këtë çështje pritet të mbahet nesër. Në qoftë se propozimi miratohet, zgjedhjet e reja do të mbahen brenda tri muajsh.

Sot më herët, ambasadorja amerikane në NATO, Victoria Nuland u bëri thirrje zyrtarëve maqedonas të zgjidhin sa më shpejt mosmarrëveshjen me Greqinë për shkak të emrit. Javën e kaluar, Greqia bllokoi miratimin e ftesës nga alaenaca që Maqedonia të fillonte bisedimet anëtarësimit për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje. //iç//

XS
SM
MD
LG