Lidhje

Kongresi vazhdon pyetjet për zyrtarët Petreas, Kroker


Komandanti i lartë i forcave amerikane në Irak, David Petreas, tha se situata në disa zona të Irakut është ende e pakënaqshme, ndërkohë që ka ende sfida, megjithë përparimin e madh që është bërë kundër terroristëve të al-Kaidës dhe milicive të mbështetura nga Irani.

Gjenerali Petreas po dëshmon për të dytën ditë, sot para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Armatosura lidhur me luftën në Irak. Ai tha se përparimi në Irak është i brishtë dhe jo i barabartë në gjithë vendin, madje al-Kaida në Irak vazhdon të jetë një kërcënim vdekjeprurës.

Ambasadori amerikan në Irak, Rajën Krakër, dëshmoi para të njëtit komision, duke thënë se përparimi aktual në Irak tregon se strategjia e shtimit të trupave amerikane po funksionon. Ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta vazhdojnë angazhimin në Irak, por shtoi se kjo nuk do të thotë që mbështetja amerikane të jetë e pafund.

XS
SM
MD
LG