Lidhje

Sanksionet - Sa të efektshme janë ato ?


Sanksionet janë bërë mjet i zakonshëm i politikës së jashtëme në shumë përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të dobësuar rregjimet antidemokratike ose për të bllokuar veprimet kërcënuese. Masat e rrepta jo gjithmonë ia arrijnë qëllimeve të tyre, veçanërisht siç është rasti i Iranit, Birmanisë dhe Kubës. Ekspertët thonë se aleatët e huaj hera-herës e lehtësojnë presionin ndaj qeverive, kur aleatët u pëgjigjen kërkesave të komuniteteve vendore që vuajnë nga sanksionet.

Israeli dhe aleatët e tij fajësuan ekstremistët e Hezbollahut në Liban për fillimin e luftës me Izraelin. Presidenti Bush tha se përgjegjësia binte edhe mbi Iranin, një nga mbështetësit kryesorë të Hezbollahut. "Regjimi i Iranit e ndihmon financiarisht Hezbollahun si dhe me armë dhe stërvitje”.

Shtetet e Bashkuara i vunë sanksione Iranit për më shumë se 20 vjet, në përpjekje për të zvogëluar aftësinë e tij për të blerë armë dhe për të financuar grupet terroriste në rajon. Por edhe sot, zyrtarët amerikanë thonë se Hezbollahu mbetet një forcë vdekjeprurëse, kryesishtë për shkak të mbështetjes që merr nga Irani.

Ted Galen Carpenter i Institutit Cato in Uashington thotë se aftësia e Shteteve të Bashkuara për të vepruar të vetme është e kufizuar. "Sanksionet e njëanëshme funksionojnë vetëm në qoftë se vendi që i vë ata ka superioritet të ndjeshëm financiar ndaj vendit që është objekt i tyre”.

Expertët thonë se kjo mund të ketë që në e vërtetë në vitin 1979, kur Shtetet e Bashkuara ngrinë pasuritë e qeverisë revolucionare të Iranit. Tani, ngritja e çmimeve të naftës e ka forcuar qeverinë e Iranit, megjithë kufizimet që u janë vënë firmave amerikane të naftës që investojnë në Iran.

Gary Hufbauer i Institutit Peterson thotë se të ardhurat nga nafta kanë qënë burimi i mbështetjes për qeverinë e Iranit dhe programit të saj bërthamor. "Iranianët kanë fonde të shumta dhe çfardo lloj sanksionesh që të vëmë ne janë të dobëta në krahasim me shumat që ata nxjerrin nga nafta”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi kohët e fundit sanksione kundër Iranit pasi ky i fundit refuzoi të ndërpriste pasurimin e uraniumit. Partnerët tregtarë të Iranit, Rusia dhe Kina e mbështetën këtë masë, por hodhën poshtë masa më të rrepta të propozuara nga Kombet e Bashkuara.

Zoti Hufbauer thotë se mosmarrëveshjet me aleatëve perëndimorë dhe partnerëve të tyre aziatikë i kanë krijuar mundësi Iranit të avancojë programin e tij bërthamor. "Irani po merr një mbështetje të heshtur por të vendosur nga Rusia dhe Kina, gjë që është tepër e ndjeshme kur këto dy fuqi të mëdha janë aktive”.

Në rastin e Birmanisë, sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian kanë patur si objektivqeverinë ushtarake për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut. Demonstratat masive nga murgjit budisrë dhe civilët në muajin shtator e sfiduan rregjimin ushtarak. Por goditja ushtarake kudër aktivistëve pro-demokracisë tregoi dorën e fortë të regjimit. Kritikët thonë se sanksionet 10-vjeçare nuk kanë sjellë asnjë rrezultat për të lehtësuar vuajtjet e popullit të Birmanisë, përkundrazi ato kanë rënduar më shumë mbi civilër se sa mbi sundimtarët ushtarakë.

Por sanksionet e Shteteve të Bashkuara nuk kanë zgjatur në asnjë vend të botës sa embargoja tregtare dhe e udhëtimit ndaj Kubës. Edhe pas 46 vjetësh sundimtarët komunistë janë ende në fuqi, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qënë shpesh objekt kritikash.

Në Miami, disa imigratë kubanë kanë filluar t’i sfidojnë sanksionet, duke thënë se ato rëndojnë mbi populltën. Me transferimin kohët e fundit të pushtetit nga Fidel Kastro tek i vëllai, Raul, disa e vënë në pikëpyetje të ardhmen e embargos. Zyrtarët amerikanë thonë se heqja e sanksioneve tani do të lërë përshtypjen sikur qeveria kubane po shpërblehet për politikat e saj anti-demokratike. Megjithëse jo perfekte, disa thonë se embargoja mbetet një nga ato pak mjete presioni të Uashingtonit për ta bërë qeverinë e Kubës të ndryshojë.

Zyrtarët amerikanë pranojnë se është e nevojshme që sanksionet të bëhen më të efektshme, por nuk ka të ngjarë që ata të heqin dorë nga ky mjet e politikë së jashtme në një të ardhme të afërt. //rd//

XS
SM
MD
LG