Lidhje

Maqedonia pranë zgjedhjeve të parakohëshme


Parlamenti i Maqedonisë po shqyrton mundësinë e shpërndarjes së parlamentit dhe thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme. Partia konservatore e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO – DPMNE, ra dakord dje mbështesë thirrjen për zgjedhje të parakohëshme parlamentare pasi vendi nuk arriti të marrë ftesën për në NATO dhe të fillonte bisedimet për anëtarësimin.

Partia kryesore shqiptare e opozitës, Bashkimi Demokratik për Integrim, bëri thirrje në fillim të javës për zgjedhje të reja duke e vënë theksin tek mungesa e efiçiencës dhe ngecjet e vazhdueshme në parlament. Në qoftë se propozimi miratohet, zgjedhjet e reja do të mbahen brenda tri muajsh. //rd//

XS
SM
MD
LG