Lidhje

Fried: Serbia duhet të zgjedhë mes vetizolimit dhe të ardhmes evropiane


Komisisoni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, organizoi sot një seancë dëshmish me zyrtarë dhe ekspertë amerikanë për situatën e re të krijuar në Ballkan, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë dëshmive, të ftuarit u ndalën kryesisht në dy çështje, mbijetesën ekonomike të Kosovës dhe në të ardhmen e Serbisë.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Daniel Fried, i ftuar për të dëshmuar para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me jashtë tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës është njëkohësisht mbyllja e një kapitulli dhe hapja e një kapitulli të ri në historinë e vendit. Ndërkohë, Sërbia, tha ai, duhet të bëjë zgjedhjen midis vetë-izolimit dhe të ardhmes evropiane. Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar, tha zoti Fried, kanë përballë sfidën e sigurisë për perspektivën e afërt dhe zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit për një perspektivë më afat gjatë.

Pavarësia e Kosovës, tha ndihmës sekretari i Shetit Fried, e sjell Evropën më pranë synimit për të qënë e bashkuar, e lirë dhe në paqe. Tre presidentë amerikanë, Presidenti i tanishëm Geroge W. Bush, Presidenti Bill Clinton, dhe para tij Presidenti George H.W. Bush, e bënë të qartë dhe e çuan më tej objektivin strategjik për ta ndihmuar Evropën të ecte në këtë drejtin. Kosova është problemi i fundit i pazgjidhur për realizimin e qëllimit që Evropa të jetë e bashkuar, e lirë dhe në paqe, tha zoti Fried.

"Që nga dita e shpalljes së pavarësisë, kosovarët kanë vepruar me shpejtësi për të vënë në zbatim detyrimet që rrjedhin nga plani Ahtisaari. Parlamenti i Kosovës miratoi në një nga sesionet e tij të para, nëntë nga ligje që përmban ky plan për çështje që përfshijnë mbrojtjen e pakicave, imunitetin diplomatik, policinë dhe vetqeverisjen lokale. Ligje të tjera janë në faza të ndryshme të procesit të hartimit. Kosova ka përgatitur projekt-kushtetutën, për të cilën Shtetet e Bashkuara mendojnë se është në përputhje të plotë me Planin Ahtisaari dhe mund të miratohet brenda disa javësh”.

Tani që populli i Kosovës është i pavarur, tha zoti Fried, përgjegjësia e tij këtej e tutje është ta bëjë vendin një shtet që plotëson standarded ndërkombëtare, një shtet funksional me një shoqësi shumë-etnike dhe me institucine funksionale që t’i shërbejnë respektimit të ligjit. Shtetet e Bashkuara, theksoi diplomati amerikan, nuk e mbështesin ndarjen e Kosovës.

Pyetjes se a mund të mbijetojë ekonomikisht Kosova, zoti Fried iu përgjegj se me ndihmën e institucioneve financiare ndërkombëtare, Kosova do të mbijetojë. Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë në konferencën e vendeve donatore këtë verë tha më tej ai dhe megjithëse Evropa do të japë pjesën më të madhe të kësaj ndihme, Amerika dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë do të luajnë rolin e tyre për ta nxjerrë Kosovën nga ngecja ekonomike e dekadave të fundit.

Për sa i përket Serbisë, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Daniel Fried, tha se ajo ka dy alternativa, ose të integrohet me Evropë ose të mbetet e izoluar. Evropa e ka bërë të qartë se e mirëpret Serbinë në familjen evropiane.

“Autoritet Serbe mund të mos jenë dakord me vendimin e komunitetit ndërkombëtar për Kosovën, por ata duhet të ushtrojnë udhëheqje të përgjegjëshme tani dhe për të ardhmen. Ata nuk duhet t’ia lejojnë vetes të mbërthehen në një cikël provokimesh dhe dhune që buron nga nacionalizmi i pakontrolluar, si në dekadat që kemi lënë pas. Serbia mund të bëjë zgjedhje të zgjuara, duke parë me optimizëm ditën kur të dy vendet të kenë hyrë në Bashkimin Evropian”.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Daniel Fried, tha se Kosova do të marrë ndihma të konsiderueshme ekonomike. Gjatë dy viteve të ardhëshme, parashikohet që Kosova të marrë rreth dy miliardë dollarë ndihma nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe institucionet financiare ndërkombëtare. //iç//

XS
SM
MD
LG