Lidhje

Basha: Këtë muaj nisin bisedimet me Nato-n për anëtarësimin e plotë


Pas marrjes së ftesës në takimin e nivelit të lartë të Bukureshtit, Shqipëria pritet të nisë brenda këtij muaji bisedimet me Naton për arritjen e nënshkrimit të një protokoll marrëveshjeje për anëtarësimin e saj të plotë. Këtë e bëri të ditur sot ministri i jashtëm shqiptar Lulëzim Basha.

Pak ditë më parë kishte qenë Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Scheffer i cili kishte njoftuar hapjen e bisedimeve. Ministri Basha shpjegoi se bëhet fjalë për bisedime politike dhe ushtarake dhe se Shqipëria nuk do të kursejë përpjekjet e saj për të ndërmarrë dhe përmbushur rigorozisht detyrimet në këto fusha.

Ministri i jashtëm përsëriti dhe një herë se "për Shqipërinë marrja e ftesës përbën jo vetëm një moment historik në marrëdhëniet e saj me Aleancën, por njëkohësisht një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e vendit" . //rd//

XS
SM
MD
LG