Lidhje

Parlamenti boshnjak miraton ligjin për forcat policore


Ndërmjetësi i lartë ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë mirëpriti miratimin nga parlamenti të një projekt-ligji për forcat policore, si një hap për krijimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian.

Me anë të një deklarate sot, Mirosllav Lajçak, uroi dhomën e ulët të parlamentit për arritjen e një kompromisi dje mbi miratimin e projekt-ligjit. Ai tha se ky hap do t’i bëjë të mundur Komisionit Evropian që të konsiderojë një rekomandim pozitiv për Bosnjen që të nënshkruajë marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit, një hap ky vendimtar drejt anëtarësimit në BE. Edhe Sllovania, e cila mban rradhën e presidenncës së Bashkimit Evropian, e përshëndeti arritjen e parlamentit të Bosnjes.

Në një deklaratë thuhej se presidenca e BE dëshiron që marrëveshja të nënshkruhet sa më parë që të jetë e mundur. Bashkimi Evropian kishte kërkuar që Bosnja të reformonte forcat e saj policore, si një kusht për marrëveshjen. Dhoma e lartë e parlamentit boshnjak pritet ta miratojë me lehtësi projekt-ligjin e reformës policore. //rd//

XS
SM
MD
LG