Lidhje

Protesta në Zagreb për rritje pagash


Dhjetra mijëra kroatë marshuan përmes kryeqytetit Zagreb, për të kërkuar rritje pagash në një protestë e cila kishte si synim të theksonte rritjen e kostos së jetesës.

Sindikata kryesore e tregtisë udhëhoqi sot mitingun e më tepër se 40 mijë njerëzve, në sheshin kryesor të Zagrebit. Sindikalistët kërkojnë rritje rrogash si për sektorin publik dhe për atë privat, në bazë të rritjes së inflacionit.

Një prej udhëheqësve të sindikatës kritikoi atë që e quajti ndarje në shoqërinë kroate mes të varfërve dhe të pasurve.

Në fjalimin e tij përpara turmës, ai tha se Kroacia është e ndarë në dy kasta, me punëtorë që nuk hyjnë dot në kastën e të pasurve. Kryeministri Ivo Sanader tha se qeveria e tij është e hapur për dialog, për të diskutuar mbi kërkesat e sindikatës. //rd//

XS
SM
MD
LG