Lidhje

Serbia do t’u përmbahet planeve për zgjedhjet lokale në Kosovë


Serbia njoftoi zyrtarisht se do t’u përmbahet planeve për të zhvilluar zgjedhje për pushtetin vendor në Kosovë.

Një dekret i publikuar sot në buletinin e qeverisë serbe thotë se zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohen në komunat e Kosovës me shumicë serbe. Serbia ka në plan të zhvillojë zgjedhje edhe në Prishtinë.

Kombet e Bashkuara këmbëngulin se janë i vetmi autoritetet që mund të mbikqyrë zgjedhjet në Kosovë, e cila në shkurt shpalli pavarësinë.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është betuar ta mbajë atë nën kontrollin e Beogradit. //kk//

XS
SM
MD
LG