Lidhje

Itali: Ish-kryeministri Berluskoni kryeson me një epërsi të lehtë në zgjedhje


Në Itali, anketat me zgjedhësit që sapo kanë votuar në zgjedhjet parlamentare tregojnë se përkrahësit e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni gëzojnë një epërsi të vogël.

Sipas anketave, udhëheqësi konservator gëzon një epërsi prej 2 për qind ndaj kryetarit të Partisë Demokratike dhe ish-Kryetar i Bashkisë së Romës Valter Veltroni në Dhomën e Ulët.

Anketat e zhvilluara më vonë tregonin se ish-kryeministri Berluskoni kryesonte me 5 deri në 10 pikë në Senat. Por ngaqë vendet e Senatit janë të ndara në bazë rajonale, bilanci përfundimtar i votave të siguruara mbetet i paqartë. Fituesi që do të dalë nga këto zgjedhje do të formojë qeverinë e 62-të italiane që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Zgjedhjet zhvillohen 3 vjet para afatit të rregullt pasi qeveria e qendrës së majtë e ish-kryeministrit Romano Prodi u shpërbë në janar, vetëm 20 muaj pas krijimit për një mandat 5-vjeçar.

Analistët thonë se shqetësimet për ritmet e ulëta të zhvillimit ekonomik dhe shërbimet qeveritare kanë qenë vendimtare në votën e shumë zgjedhësve. //kk//

XS
SM
MD
LG