Lidhje

Çizhov: BE-ja nuk ka bazë ligjore për një mision civil në Kosovë


Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Europian tha se BE-ja nuk ka bazë ligjore për një mision civil në Kosovë.

Ambasadori Vladimir Çizhov u tha gazetarëve në Bruksel se BE-ja nuk mund të zëvendësojë misionin aktual civil të Kombeve të Bashkuara në Kosovë pa patur pëlqimin e Serbisë.

Në muajin shkurt, Bashkimi Europian vendosi të dërgojë në Kosovë një mision të përbërë nga 1800 vetë për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe për të zëvendësuar misionin e OKB-së.

Rusia thotë se Këshilli i Sigurimit nuk ka miratuar në mënyrë specifike një kalim kompetencash nga OKB-ja te misioni i Bashkimit Europian. //ii

XS
SM
MD
LG