Lidhje

Berluskoni zotohet për reforma ekonomike dhe pastrimin e Napolit


Në Itali, kryeministri i zgjedhur Silvio Berluskoni premtoi të shfrytëzojë fitoren e tij në zgjedhje për të zbatuar një numër reformash dhe për të shpëtuar shoqërinë ajrore në krizë, Alitalia.

Zoti Berluskoni i bëri komentet sot, disa orë pasi rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve treguan se koalicioni i tij i qendrës së djathtë siguroi 168 vende në Senat, 10 më tepër se sa nevojiteshin për të marrë shumicën absolute. Shifrat tregojnë gjithashtu se aleanca e tij fitoi pak më shumë se gjysmën e vendeve në Dhomën e Deputetëve.

Miliarderi 71-vjeçar, i cili përgatitet për mandatin e tij të tretë si kryeministër, u zotua se qeveria e tij do të bëjë ç’është e mundur për të shpëtuar shoqërinë e falimentuar ajrore, Alitalia.

Zoti Berluskoni premtoi gjithashtu se do ta zhvillojë takimin e parë të kabinetit në Napoli, ku banorët prej javësh vazhdojnë djegien e plehrave që kanë mbushur rrugët. Ai deklaroi se 3 ditë në javë do t’i kryejë funksionet e kryeministrit nga Napoli, deri sa qyteti të jetë pastruar nga plehrat. //ad//

XS
SM
MD
LG