Lidhje

Haga: Nuk ka prova për të mbështetur komentet e Del Pontes


Zyrtarët e Gjykatës së Hagës thonë se nuk kanë prova për të mbështetur pretendimet se shqiptarët e Kosovës kanë bërë trafik me organe njerëzore të marra nga individe serbë në mbarim të konfliktit në Kosovë.

Një zëdhënëse e Gjykatës tha të mërkurën se hetimet paraprake të zyrës së saj dhe të UNMIK-ut nuk kanë nxjerrë ndonjë provë për një trafik të tillë. Ajo u referohej komenteve të ish prokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, e cila në një libër të sapo publikuar përmend njoftime për trafik organesh njerëzore, komente të cilat kanë ngjallur thirrje nga ana e Rusisë dhe e Serbisë për të kryer hetime.

Zonja Del Ponte thotë se i bazon informacionet e saj mbi njoftime të ardhura nga gazetarë, sipas saj të besueshëm. Kryeprokurori i ri i Gjykatës së Hagës Serge Brammertz, do të bëjë këtë javë vizitën e tij të parë në Beograd. //bsa//

XS
SM
MD
LG