Lidhje

Presidenti gjerman Horst Keler për vizitë në Maqedoni


Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se mbështesin zhvillimin në Maqedoni të një procesi zgjedhor të drejtë, dhe janë asnjanëse ndaj kandidatëve.

Ambasada e amerikane në Shkup theksoi qëndrimin amerikan, pas njoftimeve të kohëve të fundit se disa parti politike në Maqedoni kanë angazhuar "ekspertë nga Shtetet e Bashkuara" për t'i ndihmuar me fushatat zgjedhore.

Ambasada sqaron përmes një deklarate se ekspertët që mund të angazhojnë partitë politike janë qytetarë privatë amerikanë, të cilët punojnë si konsulentë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara, thekson më tej deklarata e ambasadës, nuk mbështet asnjë parti politike apo kandidat në veçanti.

Ndërkohë, Presidenti gjerman Horst Keler i cili ndodhet për vizitë në Shkup, shpreson në gjetjen e një kompromisi midis Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me çështjen e emrit.

Presidenti Keler shprehu mbështetjen gjermane për integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike. Të enjten në Shkup duhet të arrijë edhe ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, Mathew Nimitz. //bsa//

XS
SM
MD
LG