Lidhje

Papa Benedikti jep meshë madhështore në Uashington


Papa Benedikti dha një meshë në qiell të hapur për dhjetra mijëra njerëz në Uashington gjatë turneut të parë që ai bën si Papë në Shtetet e Bashkuara.

I veshur me një veladon të kuq, Papa u tha rreth 45 mijë besimtarëve të mbledhur në stadiumin e ri të bejsbollit Nationals Park, se Kisha Katolike është në udhëkryq.

Ai shprehu shqetësim për atë që e quajti prishje të bazave të shoqërisë dhe që përfshin tjetërsimin e njerëzve, dhunën dhe mospërfilljen në rritje ndaj Zotit.

Papa Benedikt u bëri thirrje udhëheqësve të Kishës katolike të promovojnë më mirë besimin dhe unitetin në një kulturë që sa vjen e bëhet më laike dhe materialiste.

Papa shprehu gjithashtu keqardhje rreth abuzimeve seksuale me fëmijët nga priftërinjtë në Shtetet e Bashkuara gjatë dekadave të fundit.

Ai foli në anglisht dhe pak në spanjisht, duke iu drejtuar numrit në rritje të hispanikëve katolikë në vend.

Në ceremoni interpretoi edhe ylli i operas Placido Domingo.

Papa do të shkojë nesër në Nju Jork, ku do të flasë në Kombet e Bashkuara dhe do të japë një meshë në stadiumin Yankee. Ai do të vizitojë Kuotën Zero, vendin ku dikur ngriheshin kullat binjake të shkatërruara nga terroristët e al-Kaidës më 11 shtator 2001. //ii

XS
SM
MD
LG