Lidhje

Shqipëri: Rihapet dosja e zhdukjes së Remzi Hoxhës


Sot në Shqipëri prokuroria e krimeve të rënda vendosi të rihapë dosjen e zhdukjes së shtetasit kosovar Remzi Hoxha duke çuar për gjykim si të pandehur katër persona, ish zyrtarë të lartë dhe punonjës të Shërbimeve sekrete shqiptare deri në vitin 1997. Mes tyre është edhe drejtori i përgjithshëm aktual i Tatimeve Arben Sefgjini.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin në tetor të 1995 kanë rrëmbyer Remzi Hoxhën dhe dy persona të tjerë dhe në mënyrë të dhunshme i kanë cuar në një ndërtesë të shërbimeve sekrete ku janë tortuar e për pasojë Hoxha ka gjetur vdekjen.

Të pandehurit ishin arrestuar vite më parë por pas ndryshimit të akuzës nga prokuoria e atëhershme përfituan amnistinë dhe ishin lënë të lirë. //kk//

XS
SM
MD
LG