Lidhje

Pjesëtarë emigrantë të ushtrisë marrin shtetësinë amerikane


22 pjesëtarë të forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara, shumica e rangut të ulët, ushtarë, marinarë, marinsa dhe pjesëtarë të forcës ajrore, qëndronin të drojtur në dy radhë karrigesh, të veshur me uniforma ushtarake dhe të rrethuar nga dashamirës, përballë një skene ku ishin vendosur një radhë flamujsh amerikanë.

Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes, gjeneral me dy yje dhe dy zyrtarë të Shërbimit të Imigracionit ngjiten në skenë. 22 anëtarët e shërbimit ushtarak janë mes 30 mijë ushtarëve që nuk janë shtetas amerikanë por që kanë shërbyer në radhët e forcave amerikane. Ata po marrin shtetësinë amerikane. Mes tyre është edhe Omotajo Koker, anëtar i forcave detare amerikane, nga Nigeria.

“Po të ma kishit thënë këtë 5 vjet më parë, do të kisha qeshur me ju”, - thotë ai.

Marinari erdhi në Shtetet e Bashkuara 5 vjet më parë me llotarinë e vizave, në moshën 30 vjeçare. Ai thotë se familja dhe miqtë e tij nuk e besonin se ai kishte hyrë në Marinë 2 vjet më vonë, në kërkim të aventurës.

“Kur shkrova emrin për t’u pranuar ushtar, njerëzit më shihnin si të isha i çmendur. Por më duhet t’u tregoja për mundësinë që po më krijon Marina. Sot ata ndjehen krenarë me mua”.

Ushtarët qëndrojnë në këmbë, me dorën e ngritur, të përqëndruar tek betimi, ndërsa ndiqen me kujdes të veçantë nga pjesmarrësit në ceremoni.

Gjeneralmajori James Graves i uron ushtarët që sapo kanë marrë qytetarinë, të cilët janë nga 15 vende të botës, kryesisht nga Afrika, Amerika Latine dhe Azia.

“Ne jemi një vend më i madh, më i fortë. Jemi një vend më i mirë sot, ngaqë ju po i bashkoheni vendit tonë si qytetarë të rinj amerikanë”, thotë gjenerali.

Shtetasit e rinj bëjnë një hap para, njëri pas tjetrit, për të marrë dokumentin e shtetësisë, për t’i dhënë dorën zyrtarit te imigracionit dhe për të dalë në fotografi me të.

Kur përfundon ceremonia, familjarë, miq dhe persona të tjerë që ndodhen në oborrin e Pentagonit, i rrethojnë qytetarët e rinj amerikanë dhe i përgëzojnë. Detari Coker thotë se tani që ka marrë shtetësinë amerikane ndjehet ndryshe. Disa nga ushtarët që morën shtetësinë e kanë të vështirë ta përshkruajnë me fjalë gëzimin.

Zyrtarët e Pentagonit thonë se 3 mijë e 700 pjesëtarë të forcave të armatosura kanë përfituar nga një program që filloi me kujdesin e Presidentit Bush pas sulmeve të 11 shtatorit, për t’u dhënë mundësinë ushtarëve amerikanë që nuk janë shtetas, për t’u bërë qytetarë amerikanë përmes një procesi të përshpejtuar. Atë ditë 22 shtetas të rinj iu shtuan Pentagonit. Disa ditë para kësaj, 159 ushtarë të tjerë morën pjesë në një ceremoni të ngjashme, ndërsa kryejnë shërbimin në Bagdat.//kk//

XS
SM
MD
LG