Lidhje

Programi i OKB-së për ushqimit bën thirrje urgjente për fonde shtesë


Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje sot për donacione të reja duke kërkuar edhe 256 milion dollarë shtesë përveç 500 milion dollarëve të kërkuar për fonde në mars.

Ky program thotë se çmimet e ushqimeve janë rritur me më shumë se 50 përqind në më pak se një vit, duke e detyruar agjencinë të mbledhë më shumë para ose të ndihmojë më pak njerëz.

Një agjenci tjetër ndihmash thotë se inflacioni i çmimeve të ushqimit po dëmton përpjekjet për të luftuar varfërinë. Presidenti i Bankës së Zhvillimit Aziatik Haruhiko Kuroda tha se banka mund të ofrojë ndihmë, por i paralajmëroi qeveritë që të shmangin kufizimet tregëtare që mund të nxisin më tej inflacionin.

Presidenti francez Nikola Sarkozi thotë se vendi i tij do ta dyfishojë sasinë e ndihmës ushqimore për këtë vit.

Zoti Sarkozi thotë se ndihma franceze do të rritet me rreth 100 milion dollarë.//kk//

XS
SM
MD
LG