Lidhje

Putin hedh poshtë njoftimet për lidhjen me gjimnasten ruse


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se “gazetarë që nuk lënë vend pa futur hundët” janë duke përhapur trillime rreth marrëdhënieve të tij me një gjimnaste 24-vjeçare.

Dje, gjatë një vizite në Itali, zoti Putin vlerësoi bukurinë e grave ruse dhe italiane, por në mënyrë kategorike mohoi njoftimet rreth tij dhe Alina Kabajevës, një fituese e Medaljes së Artë Olimpike, e cila është cilësuar si një nga vajzat më të bukura të Rusisë.

Gazeta ruse, Moskovski Korrespondnet, njoftoi këtë javë se zoti Putin ka ndërmend të divorcojë bashkëshorten e tij dhe të martohet me zonjën Kabajeva, e cila është lindur dy muaj pas martesës së zotit Putin në vitin 1983. Sidoqoftë, pronari i gazetës, Aleksandër Lebedev e ka përgënjeshtruar shkrimin, duke thënë se ishte mbështetur në një burim shumë të besuar brenda agjencinsë Tregimet e Grave të Moshuara. //rd//

XS
SM
MD
LG