Lidhje

Rusi që po sfidon mjeshtërinë e Stradivarit


Një prodhues rus violinash thotë se ka zbuluar sekretin e të famshmit Stradivari.

Aleksander Rabinoviç thotë se ka kuptuar se mjeshtri italian i violinës përdorte një qelibar të veçantë që gjendej në Malin Etna për violinat e tij. Rezervat e këtij qelibari mbaruan në fund të shekullit të 18.

Tani mjeshtri rus thotë se ka zbuluar një metodë për të zëvendësuar procesin e lyerjes së violinës me substancën e veçantë. Zoti Rabinoviç thotë se ka mësuar se nuk ka rëndësi aq shumë forma apo konstruksioni i mjetit muzikor, sa ç'ka rëndësi mënyra si përpunohet druri. Ai shpjegon se ka zhvilluar vetë një mënyrë prodhimi, e cila hap tubat kapilarë të drurit dhe rrit rezonancën e instrumentit.

Ashtu si Stradivari, edhe Rabinoviç përdor dru nga Alpet Gjermane për prodhimin e violinave. Violinistët më të mirë rusë sot preferojnë violinat e Rabinoviçit, duke thënë se secila prej tyre është unike, por të gjitha janë të përkryera. //rd//

XS
SM
MD
LG