Lidhje

Benedikti i XVI i jep fund vizitës në SHBA me një meshë madhështore në Nju Jork


Papa Benedikti i XVI i dha fund vizitës së tij 6-ditëshe në Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilës pati takime me Presidentin Bush, mbajti mesha në ambjente të hapura dhe vizitoi vendet e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Para nisjes për në Romë, Papa mbajti një meshë në stadiumin Janki të qytetit të mbushur me rreth 57 mijë besimtarë. Avioni i Papës u largua mbrëmë nga Nju Jorku për në Vatikan.

Kur mbërriti në stadium ai përshkoi me papëmobilin e tij gjithë pistën e stadiumit, duke përshëndetur të pranishmit. Njerëzit valvisnin shami të bardha dhe të verdha, që janë ngjyrat e Vatikanit, dhe brohorisnin në mbështetje të Papës, me të njejtin entuziasëm që zakonisht u rezervohet koncerteve të rrokut.

Në fjalën e lutjeve, Papa Benedikti trajtoi çështjen e bashkimit, që ka qënë temë e vizitës së tij. Ai përshëndeti 200 vjetorin e dioqezave të Baltimorës, Bostonit, Nju Jorkut, Filadelfias dhe Luivillit në Këntaki dhe përshëndeti He also celebrated the bicentennial of Catholic dioceses in Baltimore, Boston, New York, Philadelphia and Louisville, Kentucky dhe traditën e lirisë së fesë në Shtetet e Bashkuara, që u ka hapur rrugën grupeve të njëpasnjëshme të imigrantëve të ndërtojnë një rrjet të fortë kishash dhe institucionesh të tjera fetare.

"Në tokën e lirisë fetare, Katolikët gjetën liri jo vetëm për të praktikuar besimin e tyre, por edhe për të marrë pjesë plotësisht në jetën qytetare, duke sjellë bindjen më të thellë morale në aspektin shoqëror dhe në bashkëpunim me fqinjët e tyre i dhanë formë një shoqërie dinamike dhe demokratike".

Papa foli edhe në spanjisht, duke njohur kështu praninë e kësaj pjese të popullatës katolike në rritje në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 550 priftërinj merrnin pjesë në ceremoni për të bekuar të pranishmit.

Pak para se të fillonte mesha, në fund të Koncertit dy orësh të Shpresës, u lëshuan qindra pëllumba. Në koncert interpretuan figura të mëdha të artit si tenori Ronan Tynan, Jose Feliciano, si dhe yjet e operës Marcello Giord dhe Harry Connick Junior.

Në meshë ishin të pranishëm edhe shumë figura politike, përfshirë Kryetarin e Bashkisë së Qytetit, Michael Bloomberg. Ai tha se vizita e Benediktit të XVI e ngriti edhe më lart figurën e tij si Papë, veçnaërisht për arsye të gatishmërisë së tij për të trajtuar çështje të mprehta si skandali i abuzimeve seksuale që përfshiu Kishën Katolike në Amerikës në vitet e fundit.

"Ai është një njeri për të cilin njerëzit nuk dinin shumë më parë dhe për mendimin tim, fjalimet e tij kanë ndikuar shumë që ta afrojnë atë me njyjorkezët dhe amerikanët në përgjithësi. Ai nuk iu shmang disa shfaqjeve negative të së kaluarës. Ai i trajtoi ato, i vuri në pah dhe theksoi se ato duhet të koregjohen dhe nuk duhet të përsëriten në të ardhmen”.

Mesha ishte e treta dhe e fundit që një Papë mban në stadiumin legjendar Janki. Ky stadium do të zëvendësohet në fund të sezonit të bejzbollit të vitit 2008 me një stadium tjetër. //iç//

XS
SM
MD
LG