Lidhje

Air France tërheq ofertën për Alitalian


Shoqëria ajrore Air France-KLM tërhoqi ofertën e saj për të blerë Alitalian, duke thënë se shoqëria ajrore italiane nuk i plotëson kushtet e nevojshme për blerjen.

Air France-KLM tha në një deklaratë dje se Alitalia nuk ka qartësuar situatën e saj ligjore dhe se oferta e 14 marsit nuk ishte më e vlefshme. Bisedimet mes dy shoqërive ajrore u ndërprenë në fillim të muajit kur Air France-KLM nuk pranoi të plotësonte kërkesat e sindidatës italiane.

Alitalia ka humbur 1 presje 6 milionë dollarë në ditë dhe ka borxh 450 milion dollarë për shkak të problemeve të punës, çmimeve të larta të karburantit dhe konkurrencës nga shoqëritë e tjera që ofrojnë çmime më të lira.

Qeveria italiane ka 49 presje 9 përqind të aksioneve të kompanisë në vështirësi. Qeveria pritet të zhvillojë nesër një takim të kabinetit për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit. //rd//

XS
SM
MD
LG