Lidhje

Tiranë: OSBE përshëndet reformën, por "koha për debat nuk mjaftoi"


Prania e OSBE-së në Tiranë e përshëndeti miratimin e ndryshimeve kushtetuese për sistemin zgjedhor në Shqipëri, por tha se koha nuk ishte e mjaftueshme për një debat të gjerë ku të përfshihej edhe shoqëria civile.

Kryetari i misionit të kësaj organizate në Tiranë, Ambasadori Robert Bosch, tha se ky është një hap i qartë drejt realizimit të rekomandimeve të bëra në vitin 2005 nga OSBE-ja.

Megjithatë, tha ai, çështje si administrimi i zgjedhjeve, financimi i partive dhe pjesëmarrja e grave mbeten ende për t’u zgjidhur. Ambasadori Bosch nuk komentoi mbi thelbin e ndryshimeve kushtetuese, por vuri në dukje mungesën e kohës së mjaftueshme për një debat të gjerë. //ii

XS
SM
MD
LG