Lidhje

Basha: Akuzat e Del Pontes për krime të shqiptarëve janë trillime


Në Tiranë, Ministri i Jashtëm shqiptar i konsideroi si trillime akuzat e ish prokuores së Gjykatës së Lartë të Hagës, Karla Del Ponte, e cila në një libër të publikuar së fundi në Itali, shkruan se disa qindra serbë janë çuar sipas saj, nga UÇK-ja në Shqipëri, ku atyre me pas, u janë marrë organet.

Ja si u shpreh Ministri Basha:

"Është angazhuar në një moment të tillë trillimesh absurde, të cilat janë jo vetëm të pamoralshme, por edhe të dënueshme. Shqipëria i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Tribunalin Ndërkombëtar për kirmet e luftës në ish-Jugosllavi, po i kryhen hetimet e nevojshme, rezultatet nga hetimet e kryera nga hetuesit ndërkombëtarë, dëshmuan se nuk ka as edhe një fakt të vetëm, që të vërtetojë akuzat e ngritura kundër shqiptarëve. E kundërta po ndodh, varre masive, me trupat e dhjetra mijëra shqiptarëve janë zbuluar, ndërkohë që afro 3 mijë konsiderohen akoma të zhdukur,"- tha zoti Basha.

Deklarimet e ish prokurores Del Ponte dhe akuzat e saj, të cilat janë bërë objekt kritikash në Shqipëri, janë hedhur poshte edhe nga banorët e fshatit Gurrë, vendi ku sipas Del Pontes, ishte ngritur edhe spitali që realizonte transplantet. Banorët kanë deklaruar se në fshatin e tyre nuk ka patur asnjë luftëtar të UÇK-së dhe jo më serbë. Sipas tyre, edhe kontrollet e kryera nga hetuesit e Gjykatës së Hagës nuk nxorrën asgjë në dritë.//lk

XS
SM
MD
LG