Lidhje

Parlamenti miraton kredinë për rrugën Durrës-Kukës


Në Tirane, parlamenti miratoi sot një nga kreditë më të mëdha që është kërkuar deri tani, dhe kjo do të perdoret për ndërtimin e rrugës Durrës- Kukes. Kredia afro 230 milionë euro, nxiti megjithatë debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës për gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare. Ministri i financave, Ridvan Bode, tha se borxhi i jashtëm është nje rrezik i vogël për ekonominë, por opozita kembenguli se qeveria nuk ka përse të marrë kredi të reja për ndërtime, kur investimet në vitin 2007 nuk u realizuan sipas planit.
XS
SM
MD
LG