Lidhje

Shkodër - OJQ-të shprehin shqetësim ndaj dhunës në familje


Përfaqësues të rrjetit të shoqatave kundër dhunës gjinore dhe trafikimit shprehën në Shkodër shqetësimin mbi përmasat e dhunës në familje si dhe rastet ekstreme të kësaj dhune, të shfaqura muajt e fundit në Shkodër. Sipas tyre, megjithëse prej më shumë se një viti është miratuar ligji kundër dhunës në familje, ai po zbatohet me vështirësi. Ndërkohë shoqata "Refleksion" po zbaton në 5 rrethe të Shqipërisë nismën e saj: “Ta bëjmë realitet zbatimin e ligjit kundër dhunës në familje." //bsa//

XS
SM
MD
LG