Lidhje

Haga akuzon dy shqiptarë për mospërfillje të vendimeve të Gjykatës


Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë ka akuzuar sot 2 shqiptarë të Kosovës për siç thuhet mospërfillje të vendimeve të kësaj gjykate.

Astrit Haraqija, ish Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe këshilltari i tij, Bajrush Morina, janë akuzuar se në Korrik të vitit 2007, kanë provuar që të bindin njërin nga dëshmitarët e mbrojtur, për të mos dëshmuar kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt në kohën kur ai ishte i akuzuar nga Gjykata e Hagës.

Në atë kohë, Haraqija ishte Ministër i Kulturës, dhe një nga tre themeluesit e "Komisionit për mbrojtjen e Ramush Haradinajt". Bajrush Morina ndërkaq ishte këshilltar I tij politik dhe redaktor në gazetën Bota Sot. Procesi kundër zotit Haradinaj përfundoi në fillim të muajit prill, kur ai u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura kundër tij nga gjykata e Hagës.//lk

XS
SM
MD
LG