Lidhje

Fondacioni Gjerman Marshall për sfidat në shpërndarjen e ndihmave


Shumë vende në zhvillim dhe shoqëri civile në to varen nga fondet që dhurohen nga vendet e zhvilluara. Por shpeshherë, këto fonde hasin në sfida të ndryshme për të arritur objektivin e tyre. Këto ditë, Fondacioni Gjerman Marshall organizoi një konferencë ku u diskutua rreth këtyre sfidave dhe mënyrat se si mund të tejkalohen ato.

Ndihmat që dhurohen nga fondacionet e vendeve të zhvilluara janë shumë të rëndësishme për vendet e varfëra dhe shpesh ato luajnë një rol kyç në zhvillimin e tyre. Por shpesh rruga e këtyre ndihmave nga donatori deri të institucionet për të cilat ato destinohen hasin në sfida të ndryshme, gjë që e bën të vështirë që këto ndihma të arrijnë objektivin e tyre të plotë. Para pak kohësh, Rrjeti Evropian për Borxhe dhe Zhvillim bëri një studim rreth këtyre sfidave dhe rezultatet e tij u paraqiten këto ditë në një konferencë të organizuar nga Fondacioni Gjerman Marshall. Studimi ishte bazuar në vrojtimin e shfrytëzimit të ndihmave nga fondacionet në 9 vende të ndyshme dhe pikë qëndrore e tij ishte të mësohej se me sa efekt shfrytëzoheshin ato në ato vende.

Një nga sfidat e cila u theksua në këtë raport ishte çështja e përgjegjësisë nga vendet që pranojnë ndihmat. Në shumë raste, thuhet në këtë raport, vendet që pranojnë ndihma nuk marrin përgjegjësinë e duhur dhe si rezultat nuk e ndiejnë veten përgjegjëse kur ka ngecje në shfrytëzimin e efektshëm të ndihmave. Por vendet që pranojnë këto ndihma nuk duhet të fajësohen plotësisht sepse edhe vendet donatore nuk janë të gatshme të japin tërë kontrollin ndaj këtyre fondeve.

Por Lucy Hayes, nga Rrjeti Evropian për Borxhe dhe Zhvillim njëherit një ndër hartueset e këtij raporti thotë se për këtë nuk duhet të fajësohen vetëm vendet që marrin ndihma.

"Donatorët nuk e japin lehtë kontrollin mbi donacionet që japin, dhe ky është njëri ndër problemet që hasim sepse ata nuk e quajnë atë një problem të atyre që japin ndihma por një problem të vendeve dhe institucioneve që pranojnë ato".

Një qëllim tjetër i këtij studimi ishte të shihej edhe se çfare ndikimi kishin ndihmat nga donatorët në proceset demokratike në këto vende.

"Në këtë studim ne dëshronim të mësonim edhe për ndikimin që kanë ndihmat nga donatorët në proceset demokratike dhe se si ndihmat mund ti ndihmojnë ti çojnë këto procese përpara".

Në konferencë morri pjesë edhe Sheila Kramer, drejtoreshë menaxhuese në Korporatëm Sfida e Mijëvjeqarit, një institucion i cili promovon uljen e varfërisë përmes rritjes ekonimike. Zonja Kramer tha se Sfida e Mijëvjeçarit është një shembull i mirë i cili tregon se vendet që marrin përgjegjësi kanë arritur të bëhen pjesë e këtij programi sepse pikërisht marrja e përgjegjësisë është një nga parakushtet e përftimit nga ndihmat e këtij institucioni.

”Korporata jonë nuk është thjeshtë një agjenci ndihmash për vendet në zhvillim, por ne japim ndihma për vendet të cilat kanë demonstruar se mbajnë përgjegjësi për politikat e tyre".

Megjithë sfidat të cilat shihen si pengesë e një shfrytëzimi më efektiv të ndihmave, zonja Haye,s tha se viti 2008 do të jetë vit shumë i rëndësishëm për sa i përket ndihmave dhe rritjes së efektivitetit të tyre.

”Këtë vit do të ketë një takim në nivel ministror i cili pritet të mbahet në shtator si dhe takimi i nivelit të lartë në Doha, takime këto që pritet të shtyjnë përpara çështjen e sfidave që hasin ndihmat dhe shpërndarja e tyre".

Pjesëmarësit në konferencë ishin të të njejtit mendim se ndihmat vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm për shumë vende, por ata theksuan se një menaxhim më i mirë i tyre, do t’i bënte ato edhe më të efektshme. //iç//

XS
SM
MD
LG