Lidhje

Shkodra shënon 15-vjetorin e vizitës së Papa Gjon Palit II


15 vite me parë, Ati i Shenjtë, Papa Gjon Pali i II, vizitoi Shqipërinë dhe shuguroi, në Katedralen e Shkodrës, 4 ipeshkvët e rinj shqiptarë të periudhës paskomuniste. Në përkujtim të kësaj ngjarje, në Katedralen katolike të Shkodrës u dha sot një meshë solemne, ku merrte pjesë edhe ipeshkvi Zef Simoni, një nga katër ipeshkvët e shuguruar nga Papa Gjon Pali II. Vizita e Atit të Shenjtë është e para e një Pape në Shqipëri, prandaj ajo vazhdon të vlerësohet si një ngjarje historike, jo vetëm për besimtarët katolikë, por edhe për të gjithë kombin shqiptar. //bsa//

XS
SM
MD
LG