Lidhje

Shqipëri: Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit parlamentar të ish ministrit të Mbrojtjes


Në Shqipëri parlamenti shqiptar do të duhet të vendosë mbi heqjen e imunitetit te një tjetër deputeti, atë të ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme. Ish ministri Mediu dyshohet sipas provave dhe fakteve të ofuara nga prokuroria se ka kryer një seri shkeljesh ligjore për të favorizuar aktivitetin e kompanisë amerikane dhe partneres së saj shqiptare, Albademil, për çaktivizimin e municioneve në Gërdec. Sipas Prokurores së Përgjithshme, ka dyshime se pas aktivitetit të çmontimit mund të fshihet edhe trafik i paligjshëm armatimesh. Paralelisht po hetohet edhe për tregtinë e armëve që Ministia e Mbrojtjes ka realizuar me kompaninë tjetër amerikane, AEY, e vënë tashmë nën hetim në Shtetet e Bashkuara. //iç//

XS
SM
MD
LG