Lidhje

Ukraina kujton 22 vjetorin e aksidentit të Çërnobilit


Në Ukrainë sot u përkujtua 22 vjetori i shpërthimit të centralit bërthamor të Çernobillit, i cili ka hyrë në histori si aksidenti më i rëndë civil bërthamor.

Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ishin të pranishëm në ceremonitë përkujtimore në Kiev, ku të afërmit e viktimave vunë kurora me lule në shenjë nderimi.

Ende nuk është saktësuar numri i përgjithshëm i viktimave nga shpërthimi, i cili përhapi një re radioaktive në një pjesë të madhe të ish-Bashkimit Sovjetik dhe të Evropës Veriore. Organizata Botërore e Shëndetit përllogarit se mbi 9 mijë vetë në të gjithë botën do të vdesin nga forma të ndryshme kanceri të shkaktuara nga Çernobilli. Por organizata për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace thotë se numri i përgjithshëm i viktimave mund të jetë më i lartë se 90 mijë.

Mbeturinat e centralit të Çernobillit përmbajnë 200 tonë lëndë djegëse bërthamore. Zona e reaktorit ka ende një nivel të rrezikshëm rrezatimi, ndërkohë që veshja prej betoni që është ngritur për të mos lejuar përhapjen e rrezatimit, po dobësohet. Planet për të ndërtuar një veshje prej hekuri përreth centralit ende nuk kanë përfunduar. //rd//

XS
SM
MD
LG