Lidhje

Besimtarët ortodoks festojnë Pashkët


Në Shqipëri, besimtarët e krishterë festuan sot Pashkët ortodokse, duke u mbledhur në objektet e tyre të kultit për të dëgjuar liturgjitë fetare. Udhëheqësit fetarë drejtuan në mesnatë ceremoni të posacme ndërsa gjatë ditës pritën vizita të shumta të autoriteteve të larta shtetërore.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u vizitua nga Presidenti Bamir Topi dhe Zonja e Parë Teuta Topi në Selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Zoti Topi uroi besimtarë ortodoksë shqiptarë për Pashkët. "Kjo është një ditë që të rikthen tek vlerat e vërteta shpirtërore të shoqërisë shqiptare, për të cilat vendi ka shumë nevojë në ndërtimin e të ardhmes evropiane".

Kryepeshkopin Anastas e uruan sot për Pashkët edhe kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Zonja Topalli tha se "Pashkët tregojnë shpresën, ëndrrën dhe besimin për ditë më të bukura dhe për kohët që ëndërrojmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm". //rd//

XS
SM
MD
LG