Lidhje

Muzeumi i marinës amerikane shprehje e motos “gjithnjë besnik”


Muzeumi Kombëtar i Forcave të Marinës që u hap në nëntor të vitit 2006 nderon dhe pasqyron historinë mëse 200 vjeçare të kësaj force ushtarake. Muzemumi që ndodhet në bazën e marinës Kuantiko të Virxhinia, i njeh vizitorët me vlerat, kulturën dhe misionin Forcave të Marinës amerikane.

Një strukturë metalike 64 metra e lartë përshëndet vizitorët. Nënkoloneli Skot Jost, oficeri përgjegjës për mbarëvajtjen e muzeumit thotë se kjo stukturë është e frymëzuar nga një prej momenteve historike të forcave marinës, ngritja e flamurit amerikan në Ivo Xhima gjatë operacioneve amerikane në Paqësor, në Luftën e Dytët Botërore."Pamja e muzeumit i përngjan një koni të pjerët. Ajo simbolizon siluetën e pesë marinsave dhe një oficeri që ngritën flamurin e dytë në malin Suribaçi në Ivo Xhima gjatë Luftës së Dytë Botërore” thotë ai.

Fotografija historike e gazetarit të Associated Press-it, Xho Rosental, dhe dy flamurët origjinalë që u ngritën në malin Suribaçi të ishullit janë mes rreth një mijë eskponateve të muzeumit."Misioni i muzeumit është të ruajë artifaktet e historisë së Forcës së Marinës, të njohë publikun amerikan dhe të nxisë rekrutimin e marinsave” thotë nënkoloneli Xhost.

Tanket e marinsave, avionët dhe armët mund t’i shikosh në Galerinë Ledhërnek, në pjesën qendrore të muzeumit. "Më pëlqen veçanërisht Korsari. Kur isha fëmijë bëja Kosrarë me karton. Shikoja Avionin e Zi në televizion. Të kesh rastin të shikosh disa nga objektet origjinale është diçka e mrekullueshme”thotë ky vizitor.

Xhost thotë se shumë nga ekspozitat e muzeumit janë ndërtuar në një formë që u jep mundësi vizitorëve të përjetojnë momente kyçe të historisë së Forcës së Marinës."Në Galerinë e Luftës së Dytë Botërore mund të hipësh në një anije që simulon zbarkimin në Ivo Xhima. Ndërkohë që je duke zbarkuar, shikon pamjet e xhiruara gjatë zbarkimit në Ivo Xhima”.

Togerja Kristin Dolton, zyrtare e medias së bazës Kuantiko, shpjegon se në Galerinë e Luftës së Koresë vizitorët shikojnë se si marinsat përballuan të ftohtit e hidhur gjatë luftimeve të ashpëra në Rezervuarin Kozin në 1950. “Temperatura atje bie pak për të krijuar idenë e përvojës së marinsave. Kjo dhomë nuk është aq e ftohtë sa e përshkruan emri Kozini i Ngrirë, siç ishte në fakt moti atëhere atje. Marinast luftuan edhe me të ftohtit e hidhur për të realizuar misionin e tyre”thotë ajo.

Përvoja e luftës vazhdon edhe në Galerinë e Vietnamit, thotë nënkoloneli Jost, ku njerëzit hipin në një hepikopter transporti që u përdor gjatë Betejës së Kodrës 881 në vitin 1968”. "Ky është një helikopter i vërtetë. Ne e ndamë atë përgjysmë për ta vënë në ekspozitë sëbashku me disa pajisje që ta bëjmë vizitorin të ndjejë dridhjet e helikopterit. Edhe zhurma e tij i ngjan asaj të helikopterit”. "Kjo përvojë të afron me relitetin e skenave të ndryshme të luftërave. Ndoshta Vietnami është ajo që më ka lënë më shumë mbresë. Mendoj se është një përvojë shumë realiste”thotë kjo vizitore.

"Marinsat janë shumë krenarë për trashëgiminë e tyre, për tradinën dhe misonin e tyre. Muzeumi e shpreh këtë. Ai paraqet traditat tona dhe trashëgiminë tonë, duke filluar që nga 1775”thotë togerja Dolton. Togerja Dalton beson se duke i vënë theksin trashëgimisë së marinsave, muzeumi është shprehje e motos “gjithmonë besnik” të Forcave të Marinës.//IB//

XS
SM
MD
LG