Lidhje

Kosovë: Policia kap një sasi armësh, arreston katër vetë


Zyrtarë të policisë në Kosovë thanë se kanë kapur një sasi armësh dhe kanë arrestuar katër veta, shqiptarë të Kosovës gjatë kontrollit të një makine. Policia tha se armët e kapura ku kishte edhe mitralozë, mortaja dore e antiajrorë, u janë dorëzuar trupave të NATO-s. Autoritetet thanë se armët mund të ishin nisur për në Maqedoninë fqinje.

Kosova dhe Maqedonia kanë ngritur grupet e punës dhe kanë nënshkruar një protokoll për rrjedhën e negociatave për përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet tyre. Një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2001 ndërmjet Shkupi dhe Beogradit i ka lënë 2 mijë e 500 hektarë tokë të Kosovës në territorin e Maqedonisë. Marrëveshja është pranuar nga OKB-ja por është kundërshtuar nga institucionet e Kosovës dhe banorët vendas.

Maqedonia refuzoi javën e kaluar një kërkesë të Beogradit që Serbia të jetë pjesë e negociatave për kufirin, ndërkohë që e ka lidhur këtë çështje me njohjen e pavarësisë së Kosovës. //ii

XS
SM
MD
LG