Lidhje

Ish zëvendës kryeministri irakian del para gjyqit


Në Irak ka filluar gjyqi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Tariq Aziz, i akuzuar për rolin në ekzekutimin e dhjetra biznesmenëve në vitin 1992. Gjyqi filloi sot në Bagdad, pasi u shty për disa orë, për shkak të vështirësisë për ta çuar në gjykatë të pandehurin.

Ai ka 5 vjet që është ndaluar dhe thuhet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Aziz akuzohet për nënshkrimin e vendimit të ekzekutimit të 42 biznesmenëve në vitin 1992, nën akuzat për manipuliminn e çmimit të ushqimeve.

Në se gjendet fajtor, Aziz mund të dënohet me vdekje. Tarik Aziz njihet si mbrojtësi i Sadam Huseinit dhe një kritik i ashpër i Shteteve të Bashkuara, pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku dhe Luftës së Gjirit në vitin 1991. //kh//

XS
SM
MD
LG