Lidhje

BE-ja nënshkruan marrëveshje kompromisi me Serbinë


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian nënshkruan sot në Luksemburg një marrëveshje kompromisi për lidhje më të ngushta me Serbinë. Por marrëveshja nuk do të ratifikohet, nëse Serbia nuk përmirëson marrëdhëniet me Gjykatën e Hagës.

Ministrat e Bashkimit Evropian shpresojnë që nënshkrimi i marrëveshjes do të jetë një shtysë për politikanët reformatorë në zgjedhjet parlamentare serbe të 11 majit.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha sot se i mirëpret proceset e integrimit të vendeve të rajonit përfshirë edhe Serbinë në Bashkimin Evropian, por tërhoqi vërejtjen që Serbia të mos ketë iluzione për ndërhyrje në Kosovë. //kk//

XS
SM
MD
LG