Lidhje

OSBE-ja kritikon amendamentin në ligjin rus për median


Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë po u bën thirrje ligjvënësve rusë që të hedhin poshtë një amendament të një ligji për median që do t’i lejonte qeverisë të mbyllte organet e mediave të akuzuara për shpifje.

OSBE-ja, tha me anë të një deklarate se amendamenti është i papranueshëm sipas standardeve ndërkombëtare të lirisë së shtypit. Organizata tha gjithashtu se amendamenti do të dëmtojë gazetarinë e pavarur në Rusi.

OSBE-ja thotë se projekt-ligji që siguroi miratimin paraprak të Dumës, e cilëson publikimin e informacioneve që dihet se janë të rreme si keqpërdorim të lirisë së shtypit. OSBE-ja thotë se përcaktime të tilla duhen bërë nga gjyqësori dhe jo arbitrarisht nga politikanët apo zyrtarët. //ad//

XS
SM
MD
LG