Lidhje

BE mirëpret ndryshimet në ligjin e ri tëTurqisë mbi lirinë e fjalës


Bashkimi Evropian e mirëpriti një votim në Parlamentin e Turqisë për miratimin e ndryshimeve ndaj një ligji që kufizon lirinë e fjalës.

Presidenca e Bashkimit Evropian, që aktualisht mbahet nga Sllovenia, e cilësoi votimin “një hap konstruktiv drejt sigurimit të lirisë së shprehjes”. Presidenca e Bashkimit po ashtu tha se pret me kënaqësi zbatimin e efektshëm të ndryshimeve.

Sot, Parlamenti i Turqisë votoi me 250 vota pro dhe 65 kundër për ndryshimin e një neni të kodit penal, që e cilëson krim fyerjen e identitetit turk. Megjithatë, varianti i ri cilëson krim “fyerjen ndaj kombit turk”. Po ashtu, ligji i ri e pakëson dënimin maksimal për këtë çështje nga tre në dy vjet. Bashkimi Evropian e kishte kritikuar variantin e mëparshëm të ligjit.//lk

XS
SM
MD
LG